Në shenjë solidariteti me Ukrainën, flamuri ukrainas u vendos pranë atij të Maqedonisë së Veriut përpara ndërtesës së MPB-së

Flamuri ukrainas është vendosur afër atij të Maqedonisë së Veriut para ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme në shenjë solidariteti me Ukrainën, me rastin e përvjetorit të fillimit të agresionit rus në atë vend, njoftoi ministri Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.

“Sot, 24.02 bëhet saktë një vit që nga fillimi i pushtimit të përmasave të mëdha të Rusisë kundër Ukrainës. Me këtë rast, në mbështetje dhe solidaritet me Ukrainën dhe popullin ukrainas, flamuri ukrainas u vendos pranë flamurit të Maqedonisë së Veriut përpara ndërtesës së Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë Veriore .#WeStandWithUkraine,”, ka shkruar Spasovski.

Sot një vit, filloi agresioni rus në Ukrainë. Në vitin e parë të luftës, dhjetëra mijëra njerëz u vranë, përfshirë mijëra civilë, miliona njerëz u bënë refugjatë dhe disa qytete u shkatërruan plotësisht

Lexo gjithashtu
Total
0
Share