Yll Rajani: Përfaqësimi jonë në shtet është tepër i zbehtë dhe tepër idiotesk

Në emisionin ”Happy Day” në Klan M, profesori Yll Rajani thotë se duhet më shumë punë dhe vepra sepse ne jemi 50% shqiptarë në Maqedoni ndoshta edhe më shumë dhe ende nuk jemi të përfaqësuar si duhet në shtet duke krahasuar edhe me serbët në Kosovë ku një pakicë e vogël ka të drejta sa gjithë shumica.

”Përfaqësimi jonë në shtet është tepër i zbehtë dhe tepër idiotesk, për arsye se nuk ka të bëjë me sensin se pse janë aty a na përfaqësojnë a jo. Por injorimi i institucioneve ndaj nesh, mos vallë praktikohet gjuha shqipe si gjuhë e dytë zyrtare kur ne jemi 50% dhe jo 34 ose 25 siç thonë. Shihni në Kosovë sa të drejta gëzojnë serbët edhe pse janë pak” – tha profesori Yll Rajani. /KlanMacedonia/

Përgatiti Teuta Zekiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share