VUAJTI 5 VITE BURG, NGA GJYKATA E STRAZBURGUT FITOI RIGJYKIMIN
Gjykata Penale ka liruar nga akuza Lube Boshkovskin për lëndën “Fushata”, për financim të jashtëligjshëm të partisë politike “Të Bashkuar për Maqedoninë”.
Ai, sic njofton KlanM, ishte arrestuar pas zgjedhjeve 2011 para një restorani në Shkup nën dyshimin për financim të jashtëligjshëm të fushatës. Në vitin 2014 ishte dënuar me 5 vite burg kurse në vitin 2016 doli nga burgu i Idrizovës.
Për këtë vepër ai kishte vuajtur dënimin dhe aktgjykimi është sjellë pas rigjykimit, pasi sic percjell KlanM, në vitin 2020 Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut në Strazburg vendosi se Boshkovskit I janë shkelë të drejtat për gjykim të drejtë lidhur me thirrjen dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve.
Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e vitit 2011, Lube Boshkovski drejtonte akuza të ashpra në adresë të Drejtorit të atëhershëm të DSK-së, Sasho Mijalkov.
Në vitin 2017, sic njofton KlanM, PSP-ja parashtroi akuzë për “veprim jonjerëzoër dhe torturë” gjatë arrestimit të Boshkovskit kundër Mijalkovit dhge shtatë pjesëtarëve të njësitit të MPB-së, “Alfat”.
Në Korrik 2021, Gjykata Penale liroi Mijalkovin për lëndën “Tortura” pasi sic thuhet në aktgjykim, prokuroria nuk ka dëshmuar jashtë dyshimit të bazuar se të akuzuarit janë fajtor për veprat që ngarkohen. /KlanMacedonia/