Zyrtare: Doli nga burgu rus basketbollistja firmos me Phoenix

Basketbollistja amerikane Brittney Griner do të luajë me skuadrën e Phoenix Mercury këtë sezon në WNBA (Women NBA). Ajo ka firmosur kontratën e re me ish-skuadrën e saj para se të shkonte në Rusi, ku dhe një vit më parë u arrestua nga policia për kontrabantë dhe përdorim të substancave të ndaluara.

Griner qëndroi gati 8 muaj pas hekurave në burgjet ruse pas një dënimi me 9 vite burg. Gjithsesi, në fund të vitit të kaluar u rikthye në Amerikë, pjesë e një marrëveshjeje mes dy shteteve për shkëmbim të burgosurish.

Ajo që binte në sy ishte pamja e jashtme e Griner, me flokët e prera shkurt, duke hequr flokët shumë të gjata që i mbante si rripa. E qeshur dhe gati për sfidën e re. Ajo do të mbajë numrin 42 në fanellë.

Pas disa muajsh pushim, Brittney Griner ka zyrtarizuar kontratën e re me skuadrën e Phoenix. “Ky është lajmi që të gjithë po prisnim”, thanë drejtuesit e klubit. Griner do të arkëtojë 165 mijë dollarë për një sezon. Debutimi do të jetë më 21 mars, në ndeshjen ndaj Chicago Sky.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share