Mickoski me kritika ndaj drejtorëve nga BDI dhe LSDM pas vonesave të pagave për punonjësit shëndetësor, i quan të paaftë

Kryetari i opozitares VMRO-DPMNE-së kritikoi vonesat e pagave për punonjësit shëndetësor duke thënë se këto probleme vijnë si pasojë e kuadrove të LSDM-së dhe BDI-së, të cilët ai i quajti të paaftë.

“Punonjësit shëndetësorë, që duhet të kujdesen për shëndetin e qytetarëve, nuk marrin pagë me rregull. Ky është fakti i parë, fakti i dytë është që shihet se diçka nuk është në rregull me Fondin për Sigurime Shëndetësore, respektivisht se Fondi nuk ka qasje në të dhënat e të siguruarve. Atje punojnë drejtorë të paaftë që askush nuk i ftoi në përgjegjësi, edhe nga BDI edhe nga LSDM, janë të mbrojtur”, tha Mickoski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share