Navalny: Disfata ruse në Ukrainë e pashmangshme

Lideri opozitar rus, Alexey Navalny, i burgosur mbi dy vjet, vlerësoi se disfata ushtarake e Kremlinit është “e pashmangshme” në Ukrainë, në vigjilje të përvjetorit të ofensivës së madhe ruse kundër këtij vendi.

“Disfata përfundimtare ushtarake (në Ukrainë) mund të anulohet akoma me koston e jetës së qindra mijëra të mobilizuarve (rezervistë rusë të thirrur së fundmi nga Moska), por në fund është e pashmangshme,” shkroi Navalny në mesazhin e publikuar sot nga ekipi i tij përmes rrjeteve sociale.

“Kombinimi i luftës agresive, korrupsionit, paaftësisë së përgjithshme të gjeneralëve, ekonomisë së dobët dhe heroizmit dhe motivimit të lartë të forcave të mbrojtjes mund të përfundojë vetëm me disfatë,” tha Navalny.

Në një mesazh të gjatë të publikuar katër ditë para përvjetorit të fillimit të ofensivës ruse në Ukrainë, aktivisti 46-vjeçar kundër korrupsionit, kundërshtar i presidentit rus Vladimir Putin, e përshkruan kundërshtimin e tij ndaj këtij konflikti në 15 pika.

Ai vlerësoi se “arsyet reale” të ofensivës janë vështirësitë politike dhe ekonomike në Rusi, si dhe vullneti i Vladimir Putinit “për të ruajtur pushtetin me çdo kusht” dhe për të lënë si trashëgimi historike imazhin e “perandorit pushtues”.

Sipas Navalnyt, janë vrarë dhjetëra mijëra ukrainas të pafajshëm.

Ai, gjithashtu, i bëri thirrje Rusisë t’i respektojë kufijtë e Ukrainës të dakorduar në vitin 1991, gjatë shpërbërjes së Ish-Bashkimit Sovjetik, që e përfshijnë gadishullin e Krimesë në territorin ukrainas.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share