Asambleja e Gruas në ASH reagon kundër Dragan P. Llatas

Deklarata publike e Dragan Pavlloviç Llatas, në të cilën ai rrëfen me krenari një akt të rëndë përdhunimi, është e vrazhdë sa vetë akti që ka kryer – thonë nga Asambleja e Gruas në ASH.
Nga kjo parti thonë se deklaratat e tilla janë një dhunim i dytë për viktimën, normalizim i veprave të tilla te personat që kanë predispozita të njëjta me Llatasin dhe sipas tyre, duhet të jenë kambanë alarmi për institucionet.
“Ftojmë Prokurorinë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme që ky rast të mos zvarritet dhe të përfundojë si shumë raste të tjera që vjetërsohen në sirtare, por përfundimisht, shembujt e tillë të marrin dënimin e merituar për të shërbyer si mësim për të tjerët. Fëmijët, gratë dhe vajzat në shoqërinë tonë janë nën rrezik permanent, aq më tepër kur publikisht cënohen dhe devalvohen nga persona me ndikim publik, ndërkohë institucionet heshtin para rasteve të këtilla”, thuhet në reagimin e AG në ASH./KlanMacedonia
Lexo gjithashtu
Total
0
Share