Kërkojmë nga partitë politike, por edhe nga mediat që të jenë të kujdesshme ndaj kompanive vendore dhe të mos i përdorin kompanitë për përplasje politike ditore. Në këtë mënyrë ka reaguar ETC ‘Travel” pas akuzave nga VMRO-DPMNE e vëllai I Zv/Kryeministrit Artan Grubi ka blerë objekt afarist në vlerë prej gjysmë milionë euro.
ETC Travel është kompani që prej shumë vitesh vepron në përputhje me ligjet dhe rregulloret në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kontribuon në buxhetin e vendit, paguan paga për disa punonjës dhe vazhdimisht e ndërton në mënyrë transparente reputacionin e vet, ndërsa treguesi më i mirë i cilësisë së shërbimeve tona janë vet klientët tanë.
ETC aktualisht vepron në objekt afarist me qira dhe për këtë arsye, për shkak të qëndrueshmërisë ekonomike, ne vendosëm të sigurojmë hapësirë vetanake të biznesit që do të plotësonte nevojat tona dhe do të reduktonte kostot.
Rrjedhimisht, me marrëveshje blerjeje dhe kredi të dhënë nga Halkbanka më 11.11.2022, me hipotekë të plotë të hapësirës afariste, e cila do të paguhet me këste mujore brenda 20 viteve, u sigurua objekti afarist për nevojat tona në përputhje me të gjitha procedurat ligjore dhe në mënyrën më transparente, nëpërmjet transaksionit bankar ndërmjet blerësit dhe shitësit.
Të gjitha kompanitë përballen me vështirësi në krizën ekonomike dhe përpiqen të mbijetojnë, duke kontribuar njëkohësisht në buxhetin e shtetit dhe duke punësuar qytetarët e vendit tonë, prandaj kërkojmë që të shmangen përplasjet e panevojshme politike në kurrizin tonë dhe në dëmin tonë. /KlanMacedonia/