Arrestohet 39-vjeçari nga një fshat i Tetovës, kërcënoi gruan me të cilën ishte në procedurë divorci

Zyrtarët policorë të SPB-Tetovë, dje (19-shkurt) në ora 13:30 kanë privuar nga liria 39-vjeçarin N.M. nga një fshat i rrethinë së Tetovë, pasi që paraprakisht kishte kërcënuar gruan e tij 39-vjeçare, me të cilën ishte në procedurë divorci.

Rasti po zbardhet dhe dokumentohet dhe ndaj N.M. do të vijojë parashtresë përkatëse, thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share