Bekteshi: Nëse rryma e importuar është më e lirë se ajo e prodhuar në TEC Negotinë, atëherë termocentrali do ta ndërpresë punën

Nëse çmimi i rrymës së importuar është më i ulët se ai i prodhuar në TeC “Negotinë”, atëherë do të merret vendim që ky termocentral ta ndërpresë punën, siguron ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Nëse EMV na jep të dhëna se çmimi i prodhimit të TEC “Negotino” është më i lartë se çmimi i importuar i energjisë elektrike, drejtimi i Qeverisë do të jetë që TEC “Negotino” të mos funksionojë dhe të importohet energjia elektrikee cila do të jetë më e lirë, tha Bekteshi, pas takimit të sotëm me ekipin e Asociacionit të Energjisë së Maqedonisë.

Siç tha ai, për momentin nuk kanë marrë të dhëna të tilla nga EMV, por premtoi se sot do të kontaktojnë me këtë kompani energjetike.

“Ne gjithmonë do të zgjedhim opsionin më të lirë. Do të ulim të gjitha shpenzimet e energjisë elektrike nga të gjitha kompanitë energjetike në mënyrë që të ulim kostot për qytetarët dhe ekonominë dhe në atë mënyrë të ndikojmë në standardin jetësor të qytetarëve dhe ta bëjmë ekonominë tonë më konkurruese”, tha Bekteshi.

E rëndësishme, sipas tij, është se pas 15 vitesh, për herë të parë në janar kemi mbi 80 për qind prodhim vendor të energjisë elektrike.

“Kjo tregon se të gjitha institucionet e kanë përfunduar punën e tyre dhe se përballja me krizën energjetike ka qenë e suksesshme”, thekson Bekteshi.

ër tërheqjen e energjisë elektrike nga EMV në muajin janar, Bekteshi tha se janë tërhequr 820 megavat energji elektrike, por se nuk e kanë shumën e saktë. Fatura në MEPSO, siç tha ai, duhet të arrijë deri në fund të shkurtit.

Për matjet e ndotjes së ajrit për shkak të përdorimit të mazutit për prodhimin e energjisë elektrike, Bekteshi tha se Ministria e Ekonomisë nuk ka të dhëna të tilla dhe I udhëzoi NË Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Inspektoratin e Mjedisit Jetësor. /MIA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share