Rama në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih që zhvillohet nga dita e sotme deri të dielën.

Kreu i qeverisë, përmes një postimi në rrjetet sociale, njofton se do të diskutojë për mbrojtjen kibernetike, planin për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë si dhe rolin e Shqipërisë në rajon.

“Mynih – Me Jeanne Shaheen, kryetare e nënkomitetit për Europën në Senatin Amerikan dhe senatorin Chris Van Hollen, për ecurinë e ndërtimit të mbrojtjes kibernetike, planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, si edhe rolin e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal në tërësi”, shkruan Rama në Facebook.

Në këtë vizitë, Kryeministri shoqërohet nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. /tvklan.al

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share