Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter është regjistruar në Kroaci.
Epiqendra e tërmetit është në një thellësi prej 10 kilometrash në ishullin Krk në pjesën veriore të Ishujve Dalmat. Tërmeti u ndje në Crikvenica, Novi Vinodolski, Cres, Rijeka, por edhe në Karlovac dhe Zagreb.
Një ditë më parë zona e Kvarnerit u godit nga një stuhi e fortë. Banorët e zonës rreth epiqendrës raportojnë se lëkundjet kanë zgjatur rreth 10 sekonda dhe se ishin mjaft të fuqishme.
Nuk ka raportime për viktima apo dëme.
Klan News