NESËR AFATI I FUNDIT PËR NDRYSHIMIN E EMRAVE PROVOKATIVË TË KLUBEVE
Dy përfaqësues të bashkësisë së Bullgarëve në Maqedoninë e Veriut sot u pritën nga shefi i diplomacisë Bujar Osmani. Takimi vjen në moment të marrëdhënieve të tensionuara Sofje-Shkup, në lidhje me pohimet në fqinjin lindor se në Maqedoninë e Veriut pjesëtarët e bashkësisë bullgare janë nën kërcënim dhe shkilen të drejtat e tyre të njeriut, por edhe në moment kur në Kuvendin në Shkup bëhen përpjekje që të arrihet shumica prej dy të tretave të votave për përfshirjen e Bullgarëve dhe të bashkësive të tjera në Kushtetutën e vendit.
Personat Gjorgji Trendafilov dhe Lupço Gorgievski, si përfaqësues të organizatave të bashkësisë bullgare në Maqedoninë e Veriut u ulën për të biseduar në kabinetin e shefit të diplomacisë në Shkup. Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet.
“Në takim u shkëmbyen mendime për çështjet që e shqetësojnë bashkësinë bullgare në Maqedoninë e Veriut, sfidat me të cilat përballen shoqatat dhe mundësitë për bashkëpunim më të drejtpërdrejtë dhe më intensiv me shtetin” – thonë nga MPJ.
Deri më tani përfaqësues të shoqatave të Bullgarëve në Maqedoninë e Veriut kryesisht janë takuar me autoritetet bullgare në Sofje, si adresë e “ankesave” për trajtimin që e kanë në Maqedoninë e Veriut, por para pak kohësh me të njëjtat ankesa udhëtuan edhe në Bruksel në takim me Komisionerin për zgjerim Oliver Varhelji.
Ndryshe, sic njofton KlanM, nesër përfundon afati tremujor për ndryshimin e emrave të klubeve të bashkësisë bullgare në Manastir dhe në Ohër, “Ivan Mihajlov” dhe “Car Borisi”, të cilët u treguan si provokim për popullin maqedonas. Ndryshimet e Ligjit për shoqatra dhe fondacione, i cili i imponon ndryshimet, u mbështet nga pothuajse të gjitha partitë në Kuvend dhe thuhet “shoqatat të mos emërohen sipas personave që janë të lidhur me intolerancë racore, fetare, kombëtare, etnike dhe të tjera.” /KlanMacedonia/
PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA