Ministria e Punëve të Brendshme e njofton publikun se sot në orën 16.15 përfunduan kontrollet e nevojshme në lidhje me njoftimin e sotëm për kërcënim për mjet shpërthyes, pas porosive të pranuara në adresat private elektronike të 14 profesorëve, dhe është konfirmuar se bëhet fjalë për alarm të rremë.
Menjëherë pasi është pranuar njoftimi, nga nëpunësit e policisë janë marrë masa për evakuim të sigurt, ndërsa pastaj janë kryer edhe kontrollet të hollësishme nga ekipet e kontrolleve antiterroriste dhe është konfirmuar se bëhet fjalë për alarm të rremë.