Kryeministri Edi Rama merr pjesë në Ëorld Government Summit 2023 në Emiratet e Bashkuara Arabe për të folur për rastin e Shqipërisë, mbi rolin e grave në qeverisje dhe shoqërinë e shekullit XXI.
Qeveria shqiptare ka mbi 70% të kabinetit të përbërë nga gratë, e në këtë pikë, Kryeministri u shpreh se ky nuk ishte një synim për t’u arritur, por erdhi natyrshëm.
Kreu i qeverisë mori për referencë eksperiencën e tij në drejtimin e Qeverisë, kur tha se kur detyrat ua cakton grave, punët realizohen plotësisht. E kundërta ndodh me burrat, theksoi Rama, duke iu referuar gjithmonë eksperiencës së tij në Shqipëri.
“Dua ta them drejtpërdrejtë se nuk ka qenë fjala për një model, ka qenë fjala për një nevojë për t’i realizuar gjërat. Kam qenë dëshmitar me përvojën time i asaj çka Thatcher ka thënë se nëse dëshiron të flasësh gjej burrat, nëse do të realizosh gjërat gjej gratë. Mund ta dëshmoj sipas përvojës time se shanset me gratë për t’i realizuar gjërat janë më të larta se sa me burrat. Nuk pretendoj se ky është model për të gjithë, thjesht flas për Shqipërinë.
Ka dy gjëra që mund të them. E para, është se tani për tani nuk duhet të shqetësohemi për atë që ju e quani teatrale sepse çfarëdolloj gjëje të bëhet në këtë drejtim është e mirë. Nxjerrja më shumë në pah e grave, dhënia e më shumë hapësire për to për të marrë pjesë dhe për të përfaqësuar është e një rëndësie thelbësore dhe kjo duhet të ndodhë përmes mjeteve që mund të duken si të imponuara apo detyruara nga autoriteti i Parlamentit apo autoriteti i shtetit apo i vetë drejtuesit kur vjen fjala për disa vende arabe, por duhet të ndodhë. Kjo është diçka që vlen edhe për kuotat.
E përmendët shifrën e grave në qeverinë tonë, që praktikisht është më e ekzagjeruara në mbarë botën, është mbi 70%. Por nuk është diçka që erdhi sepse donim që të ishte këtu. Erdhi në mënyrë të natyrshme kur krijova qeverinë e parë, ishte diçka që doja ta kisha 50 me 50, por më pas në vazhdimin e punës unë e kuptova se më në fund kishte më shumë gra se sa burra që ishin të përshtatshme për punën që duhej bërë. Ndaj erdhi në mënyrë të natyrshme.
I kthehem rastit të Arabisë Saudite, në distancë dhe nga mungesa e vendosjes së gjërave në përspektivë mund të kesh shumë për të thënë. Por nëse i vendos gjërat në kontekst dhe në perspektivë ajo çfarë ndodh është e jashtëzakonshme. Njësia matëse e krahasimit duhet të jetë përherë relative sepse në të kundërt mund të biesh në arrogancë.
Ka një gjë që është pak shqetësuese, që asnjëri nuk vërtetë në Shqipëri për diskriminimin e burrave, për momentin. Duke i lënë mënjanë shakatë, kjo nuk është mjaftueshëm, na duhet që kjo gjë të funksionojë nga lart-poshtë. Shohim që ka gjithmonë e më shumë hapësirë për gratë. Nuk është vetëm në nivelet ministrore, por edhe zv.ministre. Prapë nuk është ende mjaftueshëm pasi duhet të vijojë edhe në sektorin privat çka është shumë e vështrirë.
Përvoja ime dhe mos e merrni sikur po përgjithësoj, kur flet me burrat dhe u tha duhet të bëjmë këtë gjë, zakonisht të thonë po. Dhe pastaj pas ca kohësh i pyet ku jemi me këtë gjë. Ah po mendoja se ndoshta… çfarë domethënë ndoshta? Ramë dakord që do ta bëjmë. Me gratë u thua duhet të bëjmë këtë gjë, nëse nuk bien dakord ta thonë drejtpërdrejt, por më pas nëse vendoset atëherë është e kryer. Më duket shumë interesante që edhe pse burrat kanë namin se janë të fortë se u qëndrojë bindjeve të tyre ata janë më të prirur që t’i thonë Po autoritetit të një burri tjetër, por njëkohësisht nuk janë të mirë për të dhënë rezultate. Me gratë është ndryshe, ato ta thonë nëse e ndjejnë që kjo nuk është ide e mirë thonë le ta diskutojmë. Kur vjen puna te rezultatet, mendoj që gratë janë më të besueshme se sa burrat. Por kjo është përvoja ime”, tha Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al