“ASH-ja do ta përjetojë fatin e Alternativës”
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka mbajtur një takim koordinativ me Grupin Parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit. Është biseduar për rikonstruimin e qeverisë që i është dorëzuar Kuvendit.
Zgjidhjet kadrovike për përbërjen qeveritare janë rezultat i “Pazar 3 koalicioneve” ku interes primar nuk është progresi i vendit, por bizneset dhe ambicjet personale kadrovike – percjell KlanM, konkluzionet e këtij takimi. Sipas VMRO-DPMNE-së, propozimet flasin se me Qeverinë udhëheq BDI-ja dhe Ali Ahmeti, kurse Kovaçevski është shërbetor i interesave të tyre.
“Derisa Ahmeti dhe BDI-ja shkrijnë dhe zhvlerëson opozitën shqiptare, Kovaçevski dhe LSDM e pagujanë këtë plan të Ahmetit. Kjo përbërje qeveritare nuk do të sjellë as reforma, as progres, por kriminalitet, tenderë të dyshimtë dhe thellimin e krizës. LSDM-ja dhe Kovaçevski bëhen partner pakicë në qeverinë e tyre, vetëm që t`u vazhdohet kriminaliteti dhe votojnë gjithçka që do t`u propozojë Ahmeti”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Sic percjell KlanM komunikatën e VMRO-DPMNE-së, nëse kalon ky rikonstruim qeveritar, ASH-ja shumë shpejt do ta përjetojë fatin e Alternativës, kurse Tavarari për disa muaj do ta kuptojë se ka qenë i keqpërdorur dhe se ka këmbyer tenderë për fundin e karrierës dhe partisë së tij./KlanMacedonia