Pep Guardiola në radarin e PSG-së

Paris Saint-Germaini raportohet se po përcjell me vëmendje situatën e Manchester Cityt.

Kampionët në fuqi të Anglisë po përballen me akuza të shumta për thyerje të rregullave financiare.

Pep Guardiola ka nisur një mbrojtje të klubit ditëve të fundit, duke theksuar se ai është i sigurt për pafajësinë e klubit dhe aftësinë e tyre për të hedhur poshtë akuzat, ngjashëm me rastin e tyre kundër UEFA-s në vitin 2021.

Megjithatë, dënimet që mund të shqiptohen ndaj Manchester Cityt mund të jenë shumë të rënda, që mund edhe të “detyrojnë” Guardiolan të largohet. Ai më herët kishte deklaruar se do të jepte dorëheqje, nëse klubi del fajtor.                                  

Lexo gjithashtu
Total
0
Share