Presidenti polak, Andzhej Duda sot për BBC-në deklaroi se vendimi për dërgim të aeroplanëve në Ukrainë, para së gjithash F-16, është shumë serioz dhe i vështirë për Varshavën.
Komentet e presidentit polak pasuan pas turneut të javës së kaluar të presidentit ukrainas, Volodimir zelenski në Evropë dhe lobimit për mbështetje shtesë ushtarake, përfshirë artileri me rreze të gjatë veprimi, municion, mbrojtje lundërajrore, raketa dhe aeroplanë luftarak.
Polonia është një nga aleatët më të afërt të Ukrainës dhe është e vetëdijshme për rezervat e veta të armëve.
Duke cekur se Polonia ka më pak se 50 aeroplanë, Duda vlerësoi se është problem serioz nëse dhurohen madje edhe një numër i vogël i tyre.
Polonia është anëtare e NATO-s dhe vendimi për dërgim tël aeroplanëve kërkon vendim të aleatëve, që do të thotë se nevojitet vendim i përbashkët, e jo i një vendi, theksoi Duda.
Duke e përkujtuar deklaratën e vitit 2022, në fillim të invazionit rus, Duda vlerësoi se dërgimi i aeroplanëve “do të thoshte përzierje ushtarake në konfliktin ukrainas”.