Reagim i Aleancës për Shqiptarët ndaj VMRO-DPMNE-se.
E kuptojmë mllefin e VMRO-DPMNE-së ndaj Aleancës për Shqiptarët dhe eksponentëve tanë, që buron nga viti 2017 kur i dhamë fund regjimit të tyre dhe në shumë raste të tjera kur as nuk u nënshtruam dhe as nuk lejuam të rikthehet ai regjim. Prandaj, arma e vetme ndaj nesh u ka ngelur shpifja dhe akuzat e pabaza.
Me ardhjen e Ash-së perfundojnë një herë e përgjithmonë urdhërat e VMRO-DPMNE-së me “tefterçe” se kush bëhet gjykatës e prokuror, si porositeshin raste të montuara, si mbahej aeroplani me shqiptar në ajër, si duhej përmbysur kamionët e traktorët, si të mbuloheshin krimet në sheshin e Shkupit kur vritnin aktivistin e tyre. VMRO-ja e rasteve të montuara nuk mund të drejtojë asnjë gisht te propozim ministrat e ASh-së, sepse për të tilla gjëra kanë folur institucionet dhe gjithçka është e pastër si loti. Drejtohuni organeve kompetente e jo të hidhni vrer nga goja me shpifje, rrena e të pavërteta.
Shqiptarëve gjithmonë gjykimin ua keni bërë në konferenca për shtyp. Ju kujtohen rastet si Sopoti, vrasja e Almirit, Monstra, Kumanova, Rasti Alfa, e të tjera raste? Ju s’keni të drejtë as morale po as autoritet penal për t’i thënë këto të pavërteta.
Ky vend do bëhet pa mendësinë e Gruevskit dhe mbetjeve të tij në pallatin e bardhë që është i nxirë nga krimet.