Nuk kanë të ndalur sukseset në arenën ndërkombëtare nga xhudistët e Kosovës, ku tani i është siguruar një tjetër medalje Kosovës.
Bëhet fjalë për xhudisten Flaka Loxha, e cila ka prekur finalen e Kupës së Botës në Sofje të Bullgarisë.
Në rrugëtimin e saj, Loxha raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti xhudisten nga Belgjika, Eveline Delbaen.
Në çerekfinale, Loxha vazhdoi paraqitjen mbresëlënëse duke e mposhtur edhe boshnjaken, Andjela Samardzic, kurse në gjysmëfinale shënoi fitore kundër Adriana Salvador Rodriguez të Spanjës.
Loxha tani lufton për medaljen e artë në finale ku do të përballet me bullgaren, Ivelina Ilieva.