Punojmë në ruajtjen e rajonit të Ohrit me atë status që e ka dhe madje të avancuar, pasi vetëm ashtu mund ta konfirmojmë statusin e ndarë nga UNESKO, potencoi ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp.
Ajo informoi se vizita e paradokohshme në Paris ka qenë me qëllimin e vetëm – informimin e palëve relevante për atë se si zhvillohet mbrojtja e rajonit të Ohrit lidhur me ruajtjen e statusit të UNESKO-s.
Jam e kënaqur nga bashkëpunimi i të gjitha palëve të involvuara lidhur me ruajtjen e këtij statusi. Kjo aspak nuk është proces i lehtë dhe i thjeshtë, por secila nga palët, ministra, vetadministrata lokale dhe agjenci, të cilat janë pjesë e këtij procesi të krijimit të kësaj legjislative, japin gjithçka nga vetja që kjo të vazhdojë me dinamikën e njëjtë”, tha Kostadovska-Stojçevska. /MIA