Esli Zala ka folur sot në një lidhje direkte për “Shije Shtëpi” për ngjarjen që i tronditi të gjithë, tërmetin në Turqi. Ajo jeton në Stamboll, në një zonë të sigurt në të cilën tërmeti duket se nuk është ndier, por ka treguar se njerëz që ajo njeh kanë mbetur nën rrënoja. Një punonjës i kompanisë së bashkëshortit të Eslit, i cili jetonte në Hatay, ka mbetur nën rrënoja.
Katerina Trungu: Ju jeni në Stamboll, e keni ndier tërmetin? Ndonjë nga lëkundjet?
Esli Zala: Unë jetoj në Stamboll. Atë ditë jam zgjuar nga një telefonatë nga Shqipëria për të marrë informacione nëse isha mirë apo jo. Por ne nuk e kemi ndier tërmetin fatmirësisht, duhet thënë kjo, pasi është një distancë shumë e madhe me zonën ku ka ndodhur tërmeti.
Katerina Trungu: Po të afërm keni patur në atë zonë?
Esli Zala: Sapo jam zgjuar atë mëngjes, direkt kemi marrë vesh që një punonjës i burrit tim që është nga Hatay, bashkëshortja nuk ishte në Hatay ishte në Ankara, për shkak të një pune, ndërsa ai ishte në Hatai dhe është nën rrënoja, nuk është gjetur akoma. Mendohet se e ka humbur jetën./tvklan.al