Taravari: Negociatat duhet të përfundojnë deri nesër

GRUPET E PUNËS PËR ZGJERIMIN E QEVERISË KANË DAKORDUAR SHUMICËN E ÇËSHTJEVE

Grupet e punës që po zhvillojnë negociatat për hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri kanë përafruar pjesën më të madhe të çështjeve dhe deri nesër pritet që të arrihet marrëveshje. Pasi të arrihet marrëveshje e njëjta, do të prezantohet para kryesisë dhe organeve partiake dhe më pas do të bëhet publike para opinionit.

“Jemi nga përfundimi, mund të them se një pjesë dërmuese e marrëveshjes është arritur. Besoj se sot ose nesër finalizohet definitivisht marrëveshja dhe atëherë do ta bëjmë publike, natyrisht, edhe Qeveria edhe Aleanca për Shqiptarët” – tha Arben Taravari.

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari duke u përgjigjur sot për gazetarët, nuk shpalosi detaje se cilat dikaster dhe drejtori do t’i takojnë partisë së tij, si pjesë e marrëveshjes që do të arrihet për hyrje në Qeveri.

“Mendoj se, duhet të përfundohet komplet marrëveshja dhe atëherë t’i tregojmë. Mendoj se do të ishte jo korrekte të themi diçka dhe nesër mund të ndryshoje, kështu që kur të përfundojë i nxjerrim para qytetarëve” – tha Arben Taravari.

Taravari i bëri këto komente pas takimit që realizoi me një grup të zjarrfikësve nga Njësiti Territorial Kundër Zjarreve në Gostivar, të cilët u nisën sot për në Turqi që t’u ndihmojnë autoriteteve turke. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share