LAJÇAK: TANI NISIN BISEDIMET NË NIVEL TË LARTË
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë mirëpritur sic kanë thënë vendimin e kryeministrit Albin Kurti për të pranuar në parim planin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë Serbi.
Emisari I BE-së për dialogun Miroslav Lajcak ka shkruar në Tuitter se tash do të vazhdojnë bisedimet në nivel të lartë.
Jam I lumtur që Kosova ka pranuar në parim propozimin e BE-së. Ne do të vazhdojmë bisedimet për takim të nivelit të lartë.
Ndërsa ambasadori I SHBA-së në Kosovë Jeffrey Hovenier ka ofruar pëkrahjen e plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës inkurajohen dhe mirëpresin vendimin e Kosovës për të pranuar në parim propozimin e BE-së dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë pëkrahjen e plotë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Marrëveshja e përkohshme do të sjell përfitime të konsiderueshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë” ka shkruar Hovenier në Tuiter.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se plani i BE-së është bazë e mirë për diskutime.
ALBIN KURTI- KRYEMINISTËR I KOSOVËS
Sipas kryetarit të parlamentit Glauk Konjufca kryeministri Kurti para tre muajsh ka thënë që ky plan është bazë e mirë për diskutime, ndërsa ka thënë se do të gjendet një formë e re e Asociacionit.
GLAUK KONJUFCA- KRYETAR I PARLAMENTIT TË KOSOVËS
LDK-ja ka reaguar duke thënë se nuk duhet një marrëveshje bazë që nuk përmban njohjen për Kosovën.
Propozimi i BE-së nuk është marrëveshje finale por një marrëveshje tjetër për normalizim të marrëdhënieve, ndërsa në versionet që janë publikuar në media aty në asnjë pikë nuk përmendet njohja e Kosovës nga Serbia.
Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha