Kurti: Bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur para
Kosova pranon propozimin evropian, të njohur si planin franko-gjerman. Pas takimit me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë, Miroslav Lajçak, Kurti e ka konfirmuar se e ka pranuar propozimin e evropianëve për normalizim të raporteve me Serbinë.
“Ne e pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë si një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme, si dhe një platformë solidë për të ecur para”, ka shkruar Kurti.
Por, Kryeministri Kurti ende ka disa pyetje mbi këtë plan evropian për të cilat tha se do t’i adresojë në Bruksel.
“Pyetje të rëndësishme mbi garancinë ndërkombëtare, mekanizmat zbatues dhe periudhën kohore do të adresohen së shpejti në bisedimet në Bruksel. Konceptet demokratike të orientimit evropian na japin shpresë”, thuhet reagimin e tij në rrjetet sociale.
Klan News