Emisari i BE-së: Marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel duhet të zbatohen
Një drekë punë ka zhvilluar kryeministri Albin Kurti me emisarin e BE-së për dialogun Miroslav Lajcak.
Këtij takimi pas më shumë se një ore i është bashkuar edhe ambasadori amerikan në Prishtinë Jeffery Hovenier.
Emisari Lajçak pas takimit tha se kanë biseduar për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe përfshirë edhe 6 kushtet e vëna nga kryeministri Kurti.
Duke mos dhënë detaje të tjera ai kërkoi që të gjitha marrëveshjet e Brukselit të zbatohen.
“Ne biseduam për këtë çështje dhe e informova kryeministrin për pozicionin tonë. Nuk dua të hyj në detaje. Dua të përsëris se cdo marrëveshje e arritur në dialog duhet të zbatohet, kjo është mënyra se si duhet të ndodh normalizimi i marrëdhënieve”, deklaroi Lajçak.
Para takimit me Lajçakun kryeministri Kurti gjatë paradites të së hënës ka pritur në takim të gjitha ambasadorët e akredituar në Kosovë përfshirë edhe atë të Shqipërisë.
Kryeministri I ka njoftuar ambasadorët me 5 pikat e prezantuara në Kuvendin e Koovës për pranimin e Asociacionit.
Kryesia e Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës ka paralajmëruar një marsh kundër formimit të Asociacionit, me 15 shkurt.
“Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin – më 2013 dhe 2015 – por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha më 2015 se marrëveshjet nuk ishin plotësisht në harmoni me aktin më të lartë juridik të shtetit, por që mund të harmonizohen”, tha Alba Lala, nënkryetare e PS.
Faktori ndërkombëtar është duke insistuar që Kosova të themeloj këtë asociacion conform kushtetutës së Kosovës.
Raporti: Blerta Dalloshi Berisha