Adele, Beyonce, Taylor Swift, Bad Bunny pritet të dhurojnë një spektakël ndërsa kërkojnë të rrëmbejnë trofeun
E gjithë vëmendja mbrëmjen e së dielës do të jetë e përqëndruar tek cermonia e çmimeve Grammy. Këtë vit, ka 91 kategori deri te çmimi më i madh i natës, albumi i vitit. Adele, Beyonce, Bad Bunny, Taylor Sëift kryesojnë nominimet teksa kërkojnë të rrëmbejnë trofeun.
A do të vazhdojë Adele serinë e saj të fitoreve? Ndarja e çmimeve Grammy do të jetë plot supriza. Komediani Trevor Noah organizon ceremoninë për të tretin vit radhazi.
Beyoncé kryeson nominimet, me nëntë gjithsej, e ndjekur nga Kendrick Lamar me tetë, dhe Adele dhe Brandi Carlile, të cilët kanë nga shtatë. Këtë vit, ka 91 kategori nga albumi më i mirë deri te çmimi më i madh i natës, albumi i vitit.
Beyoncé është tashmë këngëtarja më e vlerësuar në historinë e Grammy, me 28 fitore. Këtë vit, ajo mori nëntë nominime të tjera, duke u barazuar me bashkëshortin e saj Jay-Z. Asaj i duhen vetëm katër fitore për të mposhtur rekordin që aktualisht mbahet nga dirigjenti Georg Solti, i cili vdiq në 1997.
Taylor Sëift është një nga personat e vetëm që ka fituar tre herë albumin e vitit. Megjithatë, Sëift arriti të marrë katër nominime, duke përfshirë këngën e vitit për versionin e ri-regjistruar të All Too Ëell. Ajo kurrë nuk e ka fituar atë çmim më pare.
Bad Bunny mund të bëjë histori në ceremoninë e 65-të të çmimeve Grammy. Me albumit e tij të fundit “Un Verano Sin Ti”, ai mund të thyejë rekord duke u bërë albumi i parë në gjuhën spanjolle që fiton çmimin kryesor në historinë e Akademisë së Regjistrimit. Përveç albumit të vitit, “Un Verano Sin Ti” është gjithashtu i nominuar në kategorinë e albumit më të mirë urban së bashku me legjendën e muzikës urbane latine Daddy Yankee si dhe Farruko, Maluma dhe Rauë Alejandro.
Ndërkaq edhe dy yjet e tjerë botërorë Lizzo dhe Harry Styles këtë herë nuk do të perfomojnë së bashku në këtë ceremoni duke rritur edhe më tej konkurencën mes artistëve.
Klan News