Adnan Januzaj do të ndryshojë ambient në afatin kalimtar dimëror.
Futbollisti me origjinë shqiptare do të huazohet në Turqi, tek ekipi Istanbul Basaksehir.
Kështu raporton gazetari i njohur Rudy Galetti.
Basaksehir do ta paguajë pagën e plotë të Januzajt deri në fund ë sezonit aktual.
Sevilla do ta monitorojë situatën e tij dhe do të vendos për të ardhmen në fund të sezonit.