Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të legjendës braziliane të futbollit, Pele, i cili ndërroi jetë sonte në moshën 82-vjeçare.
Ronaldo e konsideron Pelen si mbretin e futbollit botëror, i cili ka qenë frymëzim për shumë futbollistë.
“Shpreh ngushëllimet e mia për gjithë Brazilin, në veçanti për familjen e Edson Arantes do Nascimento. Një lamtumirë e thjeshtë për mbretin e përjetshëm Pele nuk do të mjaftojë asnjëherë për të shprehur dhimbjen që ka aktualisht gjithë bota e futbollit.
Frymëzim për miliona njerëz dhe pikë referimi dje, sot dhe përgjithmonë. Dashuria që tregove ndaj meje ishte reciproke në çdo moment që ndamë bashkë, madje edhe nga distanca. Ai nuk do të harrohet kurrë dhe kujtimi i tij do të jetojë gjithmonë tek ardhuruesit e futbollit. U prehsh në paqe mbreti Pele”, shkruan Ronaldo në mesazhin e tij të ngushëllimet.
Prej rreth 1 muaji, Pele ishte i shtruar në spital në Sao Paolo të Brazilit. Ai vuante nga kanceri i zorrëve. /tvklan.al