Në fshatin Rudarë të komunës së Zveçanit, nuk ka lëvizur asnjë kamion, ku situata po vazhdon të jetë e njëjtë akoma.
Barrikadat nuk kanë lëvizur as tek shkolla e mesme teknike, ku gjendja po vazhdon të jetë e njëjtë edhe pas 19 ditësh.
Po ashtu, tash e 19 ditë pikëkalimet kufitare në Jarinje e Bërnjak po vazhdojnë të jenë mbyllura.