Një grabitës i dënuar me 7 vite burg është arrestuar sot nga policia në Shkup. Bëhet fjalë për një 46 vjeçar nga Shkupiu, i cili sipas MPB-së, do të dërgohet në burgun kompetent për vuajtjen e dënimit.
“Sot (28.12.2022) në ora 15:15 në rrugën ‘Slavej Planina’ në Shkup, zyrtarë policorë nga ekipi operativ i bastisjes në SPB Shkup e kanë privuar nga liria MA (46) nga Shkupi.
Ndaj tij me urdhër të Gjykatës Themelore Penale të Shkupit është lëshuar fletarrest qendror për vuajtje të dënimit me burg prej shtatë vjetësh për veprën penale ‘grabitje’ nga neni 237 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPb-së./KlanMacedonia