Horner: Do të më pëlqente të dominonim sërish
Me 17 fitore në 22 gara, skuadra Red Bull konfirmoi se ky vit ishte padyshim më i miri në histori për makinën austriake. Një dominim për kampionët e botës në Formula 1, që u la vetëm thërrimet rivalëve të saj, Ferrari e Mercedes. Ai që ka provokuar këto skuadra është Christian Horner, drejtori sportiv i Red Bull.
“Është normale që kur ndryshon tërësisht rregullorja e garave ka skuadra që e interpretojnë më mirë atë dhe skuadra që nuk arrijnë të jenë shumë efikase. Nuk e kishim imagjinuar kurrë që Mercedes do të fitonte vetëm një garë këtë vit, pas gjithë atyre sukseseve që kishte arritur zsezonet e fundit”, tha Horner.
“Jemi të kënaqur nga rezultatet e këtij sezoni, por mendoj se shifrat do të jenë më të ekuilibruara vitin tjetër. Do të më pëlqente të dominonim sërish, por në këtë sport kjo është e vështirë, pasi edhe skuadrat e tjera janë të forta. Mendoj se ato e kuptuan mësimin që morën nga ne këtë vit, ndaj do të jenë pranë nesh sezonin tjetër”, tha Horner.