Dilema e Contes për formacionin

Trajneri i Tottenham mund të lërë pushim të gjithë futbollistët që luajtën në Kupën e Botës

Trajneri i Totenhemit, Antonio Konte, deklaroi se do të aktivizojë në takimin kundër Brentfordit futbollistët, të cilët nuk u përfshinë në Kupën e Botës.

“Spërsat” luajtën në transfertë të hënën, vetëm tetë ditë pas finales së Botërorit në Katar.

Conte e bëri të qartë se futbollistët që luajtën në finale, portieri i Francës Hugo Loris dhe argjentinasi Cristian Romero, nuk do të aktivizohen.

Antonio Conte: Nuk jam shumë i lumtur! Nga njëra anë gëzohesh me faktin që ishin 12 futbollistë të klubit që morën pjesë në Kupën e Botës, e kjo do të thotë se jemi në rrugën e duhur për të fituar trofe e të jemi konkurues. Por kur ke kaq shumë lojtarë që luajnë në këtë turne, atëherë, tani nuk bëhet e lehtë, sepse gjendja fizike nuk është më e mira. Kemi punuar 4 javë me futbollistët që nuk morën pjesë në botëror dhe ata tani janë në një gjendje mjaft të mirë fizike. Më mirë se sa ata që ishin në Katar 2022. Për këtë arsye, më duhet të marr vendimin më të mirë.

Conte shtoi se “nuk është i shqetësuar” për  Harry Kane pas humbjes së penalltisë në Kupën e Botës.

Sulmuesi anglez humbi 11-metërshin e dytë në çerekfinale ndaj Francës, e kjo i kushtoi “tre luanëve” eliminimin.

Trajneri i Totenhamit u shpreh se Kane ka qenë në një gjedje të mirë psikologjike pas kthimit në klub.

“Spërsat” gjendjen në vend të katërt në renditjen e Premier Ligës me, ndërsa Brendford gjashtë pozicione më poshtë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share