“L`equipe” zgjedh 11 më të mirët për vitin 2022

NË FORMACION EDHE KARIM BENZEMA

Gazeta prestigjioze franceze “L`Ekip” ka zgjedhur skuadrën më të mirë për vitin 2022. Në mesin e 11-të më të mirëve gjenden edhe futbollisti më i mirë i Kampionatit Botëror në Katar, Lionel Messi por edhe fituesi i “Topit të Artë”, Karim Benzema.

Portier është belgu Tibo Kurtoa, në mbrojtje Kajl Voker, Joshko Gvardiol, Virxhil Van Dajk dhe Teo Hernandez.

Në mesfushë Luka Modriq, Kasemiro dhe Kevin de Brujne.

Sulmi udhëhiqet nga Lionel Messi, Kilian Mbappe dhe Karim Benzema.

Sulmuesi I Realit, Benzema, nuk luajti në Katar për shkak të dëmtimit, sic njoftohet, ka patur edhe përplasje mes tij dhe seleksionuesit francez Didie Desham. Pas përfundimit të Botërorit ai I tha lamtumirë kombëtares së Francës, por vazhdon të dërgojë mesazhe nëpër rrjetet sociale. “Kjo ka rëndësi; Jam I kapshëm” – ka shkruar Benzema që nga njohësit është interpretuar si provokim I ri për seleksionuesin Desham.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share