Në Kongresin e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë i pranishëm tashmë është edhe kandidati i vetëm për kryetar të kësaj partie, u.d. kryetari i deritanishëm, Arben Taravari, por edhe ish kryetari i partisë, Ziadin Sela.
Në Qendrën për Kulturë në Tetovë ka nisur Kongresi i 3-të i jashtëzakonshëm i Aleancës për Shqiptarët, ku pritet të zgjidhet kryetari i kësaj partie.
Në kongresin e ASH-së ka mysafirë edhe nga partitë tjera, të pranishëm janë edhe Arben Zyberi dhe Faton Ahmeti nga BDI, Fatmir Limani dhe Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa, si dhe Hysni Ismaili edhe Faton Selami nga Alternativa dhe përfaqësues të partive maqedonase dhe atyre turke në vend.
Përveç eksponentëve politikë, shihet se i pranishëm është edhe Abdylfeta Alimi, personi që ndihmoi Ziadin Selën natën e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvend.