SPASOVSKI: RASTI ËSHTË ZGJIDHUR, BËHET FJALË PËR PERSON TË MITUR
Një person i mitur ka dërguar paralajmërime për bomba në disa shkolla në Kavadar dhe për këtë arsye kundër tij është ngritur padi penale. Këtë sot e ka njoftuar Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, duke mos dhënë detaje nëse organet hetimore janë afër afër zbulimit të burimit të qindra kërcënimeve të tjera, të cilat për javë me rradhë e shqetësojnë popullsinë në Shkup, Kumanovë dhe Manastir.
Në mesin e qindra kërcënimeve për bomba në shkolla dhe në objekte të tjera, gjatë dy muajve të fundit, në Shkup por edhe në qytete të tjera në Maqedoninë e Veriut, më 5 dhjetor alarme për mjete shpërthyese pati edhe në pesë shkolla në Kavadar. Pas tyre qëndron një person i mitur, kundër të cilit sot është ngritur padi penale.
“Rasti është zgjidhur plotësisht. Sot do të ngritet padi penale në Prokurorinë Publike adekuate, kështu që kryerësi i veprës është zbuluar dhe është mbyllur gjithë rasti” – tha Oliver Spasovski, ministër i punëve të Brendshme.
Spasovski sot nuk ka dha detaje të tjera për punën e organeve hetimore në kërkim të burimit të qindra alarmeve për bomba të vendosura, deri më tani të rrejshme, për shkak të të cilave disa herë u evakuuan nxënësit nga gjimnazet e Shkupit, shkollat fillore, ndërsa para pak kohësh edhe nga objektet e institucioneve publike, madje edhe nga aeroporti ndërkombëtar. Autoritetet shprehin bindjen se ky është element i luftës hibride që bëhet në gjithë rajonin, për arsye gjeopolitke në kushte të luftës në kontinent. /KlanMacedonia/
PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA