AI IU DREJTUA KONGRESIT AMERIKAN KU KERKOI QE TE VENDOSEN ME SHUME SANKSIONE
Përpara Kongresit amerikan presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky theksoi se ndihmat financiare nuk janë bamirësi pasi Ukraina ka nevojë për një mbështetje globale. Ai gjithashtu i bëri thirrje SHBA-së që të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë dhe të sjellë para drejtësisë njerëzit që qëndrojnë pas luftës. Kongresi do të votojë për një tjetër ndihmë shtesë prej 44.9 miliardë dollarësh.
Në një fjalim në Kongresin e SHBA-së, 12 ditë përpara se republikanët të marrin Dhomën e Përfaqësuesve, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy i cili ndodhet në SHBA në vizitën e tij të parë jashte vendit që nga pushtimi rus i Ukrainës theksoi se ndihma amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të sigurojë një fitore
Ai theksoi se SHBA-ja, Evropa dhe Ukraina së bashku nuk do të dorëzohen kurrë ndërsa paralajmëroi se konflikti nuk rrezikon thjesht vendit të tij, por vë në provë demokracitë në mbarë botën.
SINKRON VOLODYMYR ZELENSKY PRESIDENT I UKRAINËS: Kjo betejë nuk mund të injorohet, me shpresën se “oqeani apo diçka tjetër” do të sigurojë mbrojtje. Më vjen mirë që presidenti Biden mbështeti nismën tonë të paqes. Paratë tuaja nuk janë bamirësi. Është një investim në sigurinë globale dhe demokracinë që ne e trajtojmë në mënyrën më të përgjegjshme. Secili prej jush zonja dhe zotërinj mund të ndihmojë në zbatimin për të siguruar që roli udhëheqës amerikan të mbetet solid, e të gëzojë mbështjeje dypartiake. Tani, në këtë kohë të veçantë Krishtlindjesh, dua t’ju falënderoj të gjithëve.
Zelenskiy ishte gjithashtu i hapur për të kërkuar më shumë ndihmë, duke thënë se megjithëse ishte mirënjohës për angazhimet e deritanishme, ajo nuk ishte e mjaftueshme. Ai gjithashtu i bëri thirrje SHBA-së që të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë dhe të sjellë para drejtësisë njerëzit që qëndrojnë pas luftës.
Shtetet e Bashkuara kanë dërguar rreth 50 miliardë dollarë ndihmë për Kievin, prej fillimit të konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, konflikt gjatë të cilit janë vrarë me dhjetëra mijëra vetë, janë larguar miliona të tjerë nga shtëpitë e tyre, si dhe janë shkatërruar shumë qytete në të gjithë vendin. Kongresi do të votojë për ndihmë shtesë prej 44.9 miliardë dollarësh.
Presidenti Zelensky dhe zyrtarë të tjerë ukrainas u kanë bërë presion udhëheqësve perëndimorë që të ofrojnë armë më të përparuara, përfshirë sistemin e raketave ‘Patriot’, për të ndihmuar vendin në luftën kundër Rusisë. Më herët gjatë takimit me udhëheqësin ukrainas presidenti Joe Biden garantoi për mbështetjen e Uashingtonit mes sulmeve të vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainës.
SINKRON JOE BIDEN PRESIDENT I SHBA-VE: Ti je njeriu i vitit. Ne ndajmë saktësisht të njëjtin vizion, se vizioni është një Ukrainë e lirë, e pavarur, e begatë dhe e sigurt. Ne të dy duam që kjo luftë të përfundojë, ne të dy duam që ajo të përfundojë dhe siç e kam thënë mund të përfundojë sot nëse Putini do të kishte dinjitet.
Ndërkaq luftimet vijojnë në disa fronte. Forcat ruse sulmuan objektivat në rajonin e Zaporizhzhia dhe po avancojnë pranë qyteteve të goditura të vijës së frontit lindor të Bakhmut dhe Avdiivka, pika qendrore e luftimeve në rajonin e Donetsk. Putini ka premtuar t’i japë ushtrisë së tij gjithçka që i nevojitet për të vazhduar luftën.
GAZETARE: LIVIA KALLFA
PAMJET: REUTERS