Vuçiç: Do të isha i lumtur të shkoja në Kosovë

Serbia e gatshme për t’u kundërpërgjigjur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë nga kryeqyteti i Azerbaxhanit në Baku se Serbia e ka paraqitur kërkesën për kthimin e forcave të sigurisë në veri të Kosovës për ruajtjen e objekteve dhe institucioneve fetare. Vuçiç shprehu dëshirën qe të shkonte në Kosovë për të qenë me popullin serb atje, por një gjë e tillë beson ai nuk do të kontribuonte në qetësimin e situatës.

“Serbia është e vogël në krahasim me shqiptarët në Kosovë dhe mbështetjen që ata kanë, por nese dikush lufton për liri, atëherë forca është më e madhe. I kërkova drejtuesve te KFOR-it që ta bëjnë punën e tyre në përputhje me Rezolutën 1244, por është e qartë për të gjithë se Kurti nuk është vetëm. Edhe ne jemi të dobët në krahasim me ta, por kur ti mbron lirinë, vatrat e tua, atëherë forca të rritet”, ka thënë Vuçiç.

Presidenti serb ka thënë se nëse shqiptaret sulmojnë, ai do të marrë vendime si komandant suprem në përputhje me interesat e popullit serb. Ne takimin me presidentin Aliyev , Vuçiç shprehu besimin se Serbia mund të plotësoje një të tretën e totalit të nevojave vjetore për gaz me furnizime nga Azerbajxhani pas ndërtimit të impianteve të reja të magazinimit.

Po ashtu presidenti Aliyev premtoi se do të ndërmerren hapa që Azerbajxhani të eksportojë energji elektrike në Serbi nga fillimi i vitit 2023. Vitin e ardhshëm do të përfundojë edhe interkonjeksioni i kalimit te gazit nëpërmjet Bullgarisë e Maqedoninë e Veriut duke i hapur rrugën Serbisë që të bëhet pjesë e gazsjellësit jugor.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share