Xhudistja e kosovare, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen e artë në garën ndërkombëtare “Masters” që po mbahet në Jerusalem. Ajo në finale mposhti xhudisten britanike Chelsie Giles, duke i siguruar një vendin e pare në këtë garë
Suksesi i Distria Krasniqit është edhe një dëshmi se ky sport ëashtë numër një në Kosovë pasi sukseset në garat ndërkombëtare nuk kanë të ndalur. Ndërsa madalja e artë në “Masters”-in e Jerusalemit në ditët e fundit të këtij viti është dëshmia se xhudistet janë ambasoadorët më të denja të shtetit të Kosovës
Kujtojmë se Distria deri te e medalja e artë arriti duke i eliminuar amerikanen Delgado, pastaj spanjollen Perez, derisa në gjysmëfinale e mposhti Pupp nga Hungaria. /KlanMacedonia/