Firmoset marrëveshja për blerjen e dronëve “Bayraktar”, Rama: Do të jenë gati për çdo rast

Është firmosur sot marrëveshja mes Shqipërisë dhe Turqisë për blerjen e dronëve “Bayraktar” nga kompania turke e teknologjisë.

Në konferencën e përbashkët me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe drejtuesin ekzekutiv të kompanisë turke, Rama u shpreh se përveç teknologjisë së lartë në Shqipëri po ndërtohet një fushë e re njohurish.

Duke falënderuar presidentin turk Tayip Erdogan, kreu i qeverisë theksoi se ky bashkëpunim është një tjetër urë lidhëse për të forcuar partneritetin mes dy shteteve.

Rama: Do doja ta nisja duke thënë se unë kam qenë vetëm një herë dëshmitar në dasëm në jetën time, ndodh që martesa ku kam qenë dëshmitar, ka qenë martesa e vëllait të drejtuesit ekzekutiv që është këtu. Shpresoj se si dëshmitar shpresoj kam sjellë fat por sigurisht dhëndri po i sjell ca fat vendin dhe ushtrisë tonë. Dua t’ja nis andej nga duhet nisur për të falënderuar presidentin Erdogan i cili ka qenë thelbësor në këtë proces sepse të gjithë ne e dime se kur është fjala për dronet apo mjetet pa pilot, ka të bëjë dhe me faktin  që të jesh i aftë që të kalosh edhe të hysh në radhë sepse ajo është shumë egjatë dhe nga ana tjetër është të jesh në anën e duhur. Ne kemi fatin të jemi nga ana e duhur, të rreshtuar në aleancën më të madhe ushtarake atë të NATO-s dhe në të njëjtën kohë në një partneritet strategjik mes nesh dhee Turqisë.

Sot është një ditë shumë e mirë për ne, për ministrinë turke të Mbrojtjes, është një marrëdhënie  e natyrshme dhe e ndërtuar përgjatë viteve dhe jam i sigurt që me këtë marrëveshje nuk po sjellim këtu në Shqipëri thjesht teknologjinë më të lartë por një fushë të re njohurish. Është shumë mirë sepse marrëveshja nuk është thjesht për të blerë dronet por ndërtimit të një ure midis Forcave tona të Armatosura dhe kompanisë. Më shumë se 30 persona do të përzgjidhen me shumë shumë kujdes me ndihmën e kompanisë dhe do jenë në trajnim, do të përgatiten për të marrë përsipër funksionimin e qendrës së kontrollit në bazën e re ajrore të Kuçovës, baza më e re e NATO-s. Përfaqësohet gjithashtu dhe trupa turke që kanë punuar  e ndihmuar aty, më pas do të nisim të punojmë me dronët sepse siç e shpjegoi zoti Bayraktar nuk është dicka që lidhet me luftën, ne kemi nënshkruar paketën e plotë, 3 dronët e parë do jenë të gatshëm në çdo rast kur siguria e vendit të vihet në rrezik, që gjë shpresoj nuk do të ndodhë kurrë. Por në rast se, bëhemi gati për luftë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share