Ç’ndodhi në hapjen e “Zemër Luana”? Besi dhe Olsi grinden kush do të prezantojë, Luana bën gjestin e papritur!

Ka filluar spektakli i argëtimit i së dielave mbrëma “Zemër Luana” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën në Tv Klan. Mbrëmja e sotme ka filluar ndryshe dhe jo siç e ka “zakoni”, ku autorja e njohur hap spektaklin menjëherë pas performancës së baletit.

Këtë herë ishin dy kapitenët e skuadrave të “Zemër Luana”, Besi Kallaku dhe Olsi Bylyku, ata që bënë hapjen e spektaklit duke u grindur me njëri-tjetrin se kush do të prezantojë programin, me pretekstin se Luana Vjollca nuk është në moderimin për këtë të diel, pasi një puntatë më parë realizoi programin me 39 temperaturë… Por e dini çfarë ndodhi?

Në këtë moment në skenë shfaqet Luana e veshur me pizhama duke iu thënë kapitenëve të mos zihen se edhe pse nuk ndihet fort mirë, ajo e ka marrë veten, por hapjen e programit për sot nuk e kishte problem t’ua lejonte ta bënin kapitenët e saj.

Teksa Luana shkoi të bëhet gati për të ndryshuar “look”-un e saj, në këtë moment dy kapitenët menjëherë prezantuan të ftuarit e tyre sipas personazheve në skuadrat e tyre. Në skuadrën e Olsi Bylykut, “Luanët e vërdhë” ishin: Eli Fara, Matolale dhe Diona Fona. Ndërsa në skuadrën e Bes Kallakut, “Luanët e kuq” ishin: Eneda Tarifa, Marini dhe Mateus Frroku.

Epo bravo Luana se këtë moment kaq të rëndësishëm si hapja e programit, ndryshe nga shumë kolegë të saj, autorja e “Zemër Luana” nuk e paska problem, por përkundrazi./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share