Lionel Messi ishte protagonisti kryesor i finales së Kupës së Botës, ku Argjentina e siguroi titullin e tretë në histori.
Messi gjatë ceremonisë së shpërndarjes së medaljeve dhe trofeut, u ‘detyrua’ të vishte një mantel “Bisht” një mantel me ngjyrë të zezë dhe ari, që është veshje tradicionale në Katar, teksa ngriti trofeun së bashku me shokët e tij të skuadrës.
Argjentina fitoi në finale me penallti, me rezultat 4-2. /Klankosova.tv.