2 miliardë shikues për finalen e Botërorit

Transmetohet në 150 shtete, bastet favorizojnë Argjentinën

Ndeshja e fundit e Botërorit që do të japë trofeun do të ndiqet nga mbi dy miliardë njerëz në mbarë botën, me më shumë se 150 vende që do të transmetojnë këtë takim nga të gjitha kontinentet. 89 mijë spektatorë do të jenë në stadiumin ‘Lusail’ të Doha.

Ata që arritën të merrnin një biletë për ta ndjekur ndeshjen live, duhej të përballonin një shpenzim vërtet mbresëlënës, një çmim që rrallë ishte arritur në historinë e futbollit.

Në Argjentinë entuziazmi ka arritur një nivel të paprecedentë, por vetëm 280 bileta ishin hedhur në shitje për tifozët që janë nisur nga aeroporti i Buenos Aires. Kostoja fillestare ishte 6500 Euro, por të fundit që arritën të blinin një biletë paguan mbi 10 mijë Euro.

Miliona kanë qarkulluar edhe në kompanitë e basteve me Argjentinën që është fare pak favorite në krahasim me Francën. Mesatarisht fitorja e skuadrës së Messi brenda 90 minutëshit kuotohet me koeficientin 2.7 ndërsa ajo e Francës 3.3! 3.2 barazimi.

Një gol i Messi kuptohet në 2.5 ndërsa i Mbappe 2.6. Ndërsa për shokët e tyre të skuadrës Olivier Giroud dhe Julian Alvarez të dy me nga 4 gola, goli ka koeficientin 3,65.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share