“M’u shtrembëruan sytë”, ish-kryeministri australian e pëson nga pija tradicionale narkotike

Ish-kryeministri australian, Michael McCormack iu desh ta pësonte nga sjellja e mirë e cila mund të jetë e dëmshme për shëndetin.

“The Guardian” raporton se ai piu një guackë plot me sakau, një kava tradicionale me veti qetësuese e përftuar nga rrënjët e bimës së piperit, duke menduar se ishte e ngjashme me pijen e Paqësorit jugor.

Në Fixhi, të ftuarit në një ceremoni kava duhet të pinë të gjithë çfarë iu ofrohet, me një frymë nëse është e mundur. Por rruga për në spital për shkak të dehidratimit i mësoi McCormack se sakau në Shtetet e Federuara të Mikronezias është më e fortë dhe duhet të pihet ngadalë.

“Po përpiqesha të tregoja respekt, vërtet u sakrifikova për Australinë. Ata e përgatitën para syve tanë, e shtrydhën lëngun plotësisht nga rrënjët e pemës. Kishte esencë piperi dhe isha në rregull për 10-15 minuta, pastaj thashë ‘oh, okej’. Hedh sytë nga ministri i Jashtëm dhe i shqiptoj ‘s’jam mirë’. M’u shtrembëruan sytë. Vërtet. pastaj dikush më solli një kovë”, tha ai për “The Guardian”.

Sakau nuk është pije alkoolike por njihet për vetitë e saj qetësuese narkotike. Kur përdoret si duhet, mund të ndihmojë për ankthin dhe reduktimin e dhimbjes. McCormack ndjeu dhimbje, ndërsa delegatët e ndihmuan të shtrihej dhe i bënin fresk apo e fërkonin teksa ai mbante kovën përpara.

Ish-kryeminstri u dërgua në spital ku u trajtua për dehidratim dhe qëndroi derisa efekti i pijes kaloi e më pas doli pa asnjë problem shëndetësor./tvklan.al

https://twitter.com/M_McCormackMP/status/1603297210904760320

Lexo gjithashtu
Total
0
Share