Frikë te Argjentina, Messi është lënduar?

Kombëtarja e Argjentinës është kthyer në finalen e Kupës së Botës pas tetë vjetësh.

Ata të dielën ndeshen me kampionin në fuqi, Francën, e cila synon që ta mbrojë titullin.

Mirëpo, tani po ka raportime që kapiteni i Albicelestëve po vuan nga një lëndim në tejzat e gjurit.

Sidoqoftë, agjencia argjentinase e lajmeve, Clarin, ka thënë që Messi nuk ka probleme dhe është i gatshëm që të luajë në finale kundër Francës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share