Broja humbet sezonin

Sulmuesi kuqezi këputi ligamentet gjatë miqësores që Chelsea luajti kundër Aston Villa

Armando Broja nuk do të mund të luajë për pjesën e mbetur të sezonit, si pasojë e këputjes së ligamentit në gju në miqësoren kundër Aston Vilës.

Lojtari i Kombëtares Shqiptare u dëmtua gjatë një dueli me mbrojtësin Ezri Konsa, në sfidën që u luajt në Abu Dhabi.

Tani sulmuesi i Çelsit do të duhet që t’i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal në gjurin e tij të djathtë.

Sulmuesi kuqezi kreu analiza të hollësishme pas kthimit të tij në Angli dhe mjekët i thanë se ai e kishte të nevojshme ndërhyrjen, në mënyrë që të rikuperohej.

Por që të mund të kapë formën më të mirë, Broja do të duhet që të qëndrojë jashtë fushe nga nëntë deri në 12 muaj, raporton “Daily Mail”.

Përfaqësuesja kuqezi nuk do të ketë të gatshëm për këtë periudhë 21-vjeçarin, i cili gjithashtu vendos në pozitë të vështirë edhe Çelsin.

Synimi i drejtuesve të klubit ishte që t’i jepnin atij më shumë hapësirë, në mënyrë që të fitonte më shumë siguri, e në vazhdim të siguronte vendin e titullarit.

Por me lojtarin e dëmtuar, Pierre-Emerick Aubameyang ngelet sulmuesi i vetëm te blutë, ndërsa këtë rol e ka kryer edhe Kai Havertz.

Klubi londinez është i detyruar që në merkaton e Janarit të bëjë përforcime në sulm, si pasojë e dëmtimit të Brojës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share