Fuente prezantohet te Spanja

Objektivi për ta rikthyer te suksesi, Luis de la fuente merr zyrtarisht Spanjën: Kombetarja e hapur për çdo futbollist

Epoka e Luis de La Fuente te Spanja ka nisur zyrtarisht! Tekniku 61-vjeçar është shfaqur tepër entuziast që pas performancës së mirë me skuadrën U-21 ka arritur të fitojë besimin e Federatës për të marrë drejtimin e kombëtares së madhe. Në daljen para mediave, Fuente pranoi se dëshira dhe projekti për të rikthyer Spanjën kompetitive e bindi për tu ulur në stol, teksa shtoi se dera është e hapur për çdo futbollist.

“Ajo që është e panegociueshme është projekti. Përpiqem të fus nuance të vogla për të përmirësuar futbollin spanjoll. Jam i gatshëm të ndryshoj, sepse futbolli po evoluon vazhdimisht. Gjithmonë kam punuar me limit të moshës, por tani kam mundësinë që të zgjedh kë të dua, prandaj nuk ia mbyll derën askujt. Dua që të gjithë të jenë një ekip dhe të na ndihmojnë të bëjmë grupin më të mirë të mundshëm”, ka thënë Luis De La Fuente.

Ndeshjet e Kupës së Botës në Katar do vendosen në lupën e Fuente dhe stafit të tij.

“Do të përpiqemi të marrim më të mirën nga secili lojtar. Duhet të lexojmë lojën në mënyrë që Pedri dhe Gavi të ndihen më rehat në varësi të lojës. Ne do të analizojmë gjithçka që është dhe do bëhet në Kupën e Botës për të parë se ku po ndryshon futbolli dhe do të përshtatemi me ato ndryshime” , ka thënë ai.

Debutimi i Fuente në stolin e kombëtares së madhe do të jetë në duelet e marsit ndaj Norvegjisë, sfidë e vlefshme për grupin kualifikues të Euro2024.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share