MASH: Buxheti për vitin e ardhshëm 450 milionë euro

SHAQIRI: DERI NË FUND TË VITIT SHKOLLOR DO TË SHPËRNDAHEN TË GJITHË LIBRAT

Deri në fund të këtiij viti shkollor (muajt në vazhdim) pritet të shpërndahen librat e rinj për arsimin fillor dhe të mesëm, premton Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri. Vërejtjeve se librat vonohen për mijëra nxënës të shkollave fillore, të cilët për muaj me rradhë punojnë me materiale të përkohshme shkollore, Shaqiri u përgjigj se “është mirë që janë miratuar librat e rinj”. Buxheti për vitin e ardhshëm, për 8,3% më i lartë se i deritanishmi, parashikon mjete për rinovimin e konvikteve të studentëve, objektit të Universitetit “Nënë Tereza”, rindërtimin e gjimnazit në Kumanovë dhe dhjetëra shkolla të tjera.

Buxheti për arsim për vitin e ardhshëm kalendarik është 450 milionë euro, që është për 8,4% më i lartë se i deritanishmi. Në të, sipas Ministrit parashihen mjete për ndërtim dhe rindërtim të ndërtesave të institucioneve arsimore dhe konvikteve të studentëve.

“Do t’u përgjigjemi kritikave se mijëra nxënës këtë vit shkollor për muaj me rradhë punojnë me materiale të përkohshme, do të fillojmë ndërtimin e objektit për nevojat e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, do të vazhdojë ndërtimi i Fakultetit të Edukatës Fizike në Shkup, do të ndërtohet objekt i ri për gjimnazin e Kumanovës “Sami Frashëri”, ndërsa do të fillojnë edhe aktivitete për rindërtimin e plotë të të gjithë nëntë konvikteve të studentëve” – tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Kritikat për atë që mijëra nxënës të shkollave fillore dhe të mesme mësuan, ose vazhdojnë të ndjekin mësimin sipas materialeve të përkohshme, në vend të librave të rregullt, gjë për të cilën kanë qenë të nevojshme shpenzime të dyfishta për shtyp, Shaqiri ua adreson paraardhësve të tij.

“Unë erdha në janar, disa gjëra ishin të parashikuara paraprakisht, ndërsa u miratua edhe propozim-buxheti nga viti i kaluar. Mijëra libra tashmë u janë dorëzuar nxënësve, mbeten rreth 90 mijë t’u dorëzohen. Maksimalisht janë bërë të gjitha përpjekjet që këtë vit të ketë materiale përgatitore dhe librat të dorëzohen çdo ditë në mënyrë që fëmijët të kenë qasje” – – tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Buxheti për vitin 2023 parashikon edhe rritje të pagave për kuadrin në institucionet arsimore, premton ministri, si dhe rritje, nga muaji mars i vitit të ardhshëm, të shumës së racionit të studentëve – çështje e cila para pak kohësh shkaktoi protesta të organizatave studentore. /KlanMacedonia/

PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share