Sot kthehet në Tokë anija kozmike e NASA pas misionit në Hënë

Kapsula Orion e Agjencisë Amerikane Hapësinore “NASA”, mbërrin sot në Tokë pas misionit të saj në Hënë. Anija kozmike do të bjerë në Oqeanin Paqësor pranë Kalifornisë pas një eksplorimi 3-javor rreth Hënës.

Kapsula “Orion” pritet të bjerë në oqean me ndihmën e parashutës rreth orës 18:40. Brenda anijes kozmike nuk kishte asnjë astronaut dhe ky ishte fluturimi i parë në hapësirë pa asnjë person në bord. Por synimi është që në fluturimin e ardhshëm të ketë edhe astronautë në bord.

Të hënën e kaluar, anija kozmike u nis nga Hëna për t’u kthyer në planetin tonë. Shpejtësia e hyrjes në atmosferën e Tokës do të jetë shumë e lartë, rreth 40 mijë kilometër në orë, 32 herë më shumë se shpejtësia e zërit.

Fërkimi në sipërfaqen e anijes kozmike do të gjenerojë temperatura që arrijnë deri në 3 mijë gradë Celsius. Por shkencëtarët e NASA kanë thënë se mburoja e anijes kozmike është ndërtuar pikërisht për të përballuar këtë temperaturë, për të mbrojtur “Orion” dhe astronautët në bord në të ardhmen. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share