Sveçla i përgjigjet propagandës serbe, nxjerr në Facebook fotot e policit kosovar të plagosur

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar në Facebook fotot e polcit të plagosur.

Ai ka thënë se Vuçiq po gënjen dhe se po arsyeton veprime kriminale.

Tutje, ai ka thënë se ka pamje edhe dëshmitar të KFOR-it por edhe raport mjekësor lidhur me të vërtetën e plagosjes së Ekrem Nezirit.

Statusi i plotë:

“Aleksandër Vuçiq, ish-ministri i propagandës në kohën e Millosheviqit, në mungesë të çdo preteksti e arsyetimi për veprimet kriminale të grupeve që dirigjon, i është kthyer rolit kryesor të mëhershëm, atij të propaganduesit.

Një nga gënjeshtrat e tij të shumta ka të bëjë

me plagosjen e zyrtarit policor Ekrem Neziri se kinse është lënduar nga xhamat në sulmet ndaj zyreve të KKZ-së në Mitrovicën e Veriut.

Sulmet ndaj zyreve të KKZ-së kanë ndodhur me datë 6 dhjetor ndërsa sulmi me armë zjarri ndaj zyrtarit policor Ekrem Neziri ka ndodhur me datë 8 dhjetor në fshatin Serbovc, mes Zveçanit dhe Leposaviqit. Për këtë ka edhe pamje (fotot bashkëngjitur), edhe dëshmitarë nga KFOR që kanë shkuar në vendin e ngjarjes si dhe ka edhe raport mjekësor që e dëshmon këtë.

Këto të pavërteta dhe shumë të tjera janë përpjekje të dështuara të Vuçiq, që kanë për qëllim të kamuflojnë sulmet e grupeve të tij kriminale. Policia e Kosovës asnjëherë të vetme nuk ka terrorizuar apo sulmuar asnjë qytetar, aq më pak për shkak të përkatësisë etnike. E vërteta është se grupet kriminale të dirigjuara nga Vuçiq kanë shtënë për t’i eliminuar zyrtarët tanë policor si dhe kanë sulmuar brutalisht e terrorizuar qytetarët tanë.

Propaganda e tij më nuk gjenë adresë, askund.

Ne do të vazhdojmë dhe do të qëndrojmë, për të gjithë qytetarët pa dallim e për shkatërrimin e të gjitha grupeve kriminale që dirigjon propaganduesi Vuçiq dhe jo vetëm”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e tij në Facebook.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share